KFOR: Nuk ka dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të armëve në kishat ortodokse përmes ambulanacave

Prishtinë | 05 Kor 2023 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

KFOR-i i ka adresuar pohimet e deputetes britanike, Alicia Kearns, që Serbia po kontrabandën armë në Kosovë përmes auto-ambulancave.

“Ngjarja e përmendur nga deputeti britanik i referohej 2022-ës kur Batalioni Mbretëror Fusilier ishte dërguar në veri të Kosovës në mbështetje të Misionit të KFOR-it”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

“Prania ilegale e supozuar e armëve ishte raportuar në selinë e KFOR-it, mirëpo pas hetimeve të mëtutjeshme në mënyrë që të ketë konfirmim, asnjë provë nuk ka dalë nga ajo që është raportuar”.

KFOR-i po ashtu ka thënë që nuk ekzistojnë dëshmi mbi supozimet që Serbia po kontrabandën armë në kishat ortodokse në Kosovë përmes ambulancave.

“Nuk ka gjithashtu dëshmi në lidhje me kontrabandën e supozuar të bërë nëpërmjet vijës kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse në ambulanca”.

“Për informata të plota, ky lloj aktiviteti i përket sundimit të ligjit, e që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”.

Të ngjashme