KFV “Prishtina” në Camp Nou, takohen me drejtorin e Akademisë së Barcelonës

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Klubi futbollistik i Vajzave të Prishtinës, të shoqëruara me trajnerin Musa Selimi, po qëndrojnë në Barcelonë, ku për një javë do të zhvillojnë stërvitje të rregullta në Camp Nou.

Dje në stadiumin Spotify Camp Nou, pas fitores së ekipit të femrave të Barcelonës ndaj atyre të Chelseat, Drejtori i Barça Academy, Marc Masats, takoi skuadrën e KFV “Prishtina”.

“Bashkë me themeluesin e Funn Klubit të FC Barcelona në Kosovë, Victor Sole, njëherit edhe anëtarin e bordit të KFV Prishtina, ne i dhuruam një fanelë të personalizuar me stemën tonë”, thuhet në njoftimin e KFV “Prishtina”.

Klubi prishtinas tha se ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi me Akademinë më të fuqishme të futbollit në botë, “e në vazhdimësi na presin plot e përplot udhëtime, surpriza e mundësi të shkëlqyeshme për vajzat në Kosovë”.

Vajzat nga Prishtina gjatë kësaj jave do të kenë mundësinë të tregojnë talentin e tyre në Akademinë më të madhe të futbollit në botë.

Të ngjashme