KGjK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me CSSP dhe ADRC

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 12:26 | Nga

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën së Berlinit për Ndërmjetësim Integrues (CSSP) dhe Qendrën për Zgjidhje Alternative të Kontesteve (ADRC). Nënshkrimi i bë nga kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, kryesuesi i Zyrës së CSSP-së, Bekim Ismaili dhe përfaqësuesi ligjor i ADRC-së, Lazar Rakic.

Me këtë Memorandum, të tre palët pajtohen të vazhdojnë bashkëpunimin në referimin e rasteve nga Gjykata Themelore në Mitrovicë tek Qendra për Zgjedhje Alternative të kontesteve (ADRC) në Mitrovicë.

KGjK do t’i udhëzojë gjykatat që të referojnë rastet e përshtatshme për ndërmjetësim, në pajtim me Marrëveshjen dhe ligjin për ndërmjetësim.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit nuk ka për qëllim të krijoj detyrime ligjore por është një marrëveshje në mirëbesim me palët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme