Khamenei: Sanksionet e ShBA-së synojnë t’i kthejnë iranianët kundër Qeverisë

Prishtinë | 30 Qer 2018 | 13:39 | Nga

Presioni ekonomik i Shteteve të Bashkuara mbi Iranin ka për qëllim që t’i kthejë iranianët kundër Qeverisë së tyre, ka thënë lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Irani po përballet me mundësinë e rivendosjes së sansioneve amerikane.

“Ata sjellin presion ekonomik për të ndarë kombin nga sistemi… por, gjatë presidentë amerikanë përpara tij provuan këtë gjë dhe u detyruan të heqin dorë”, citohet të ketë thënë Khemenei, duke iu referuar presidentit amerikan, Donald Trump.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Uashigtoni është tërhequr nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore dhe është zotuar se do të rivendosë sanksione ekonomike ndaj Iranit.

Marrëveshja bërthamore, e arritur më 2015, i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të programit bërthamor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme