Kica-Xhelili ironizon Kurtin: Moti e kam kuptu që ky zgjidhjet i pret nga qielli

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kica-Xhelili iu referua deklaratës së Kurtit, për të cilën tha se ai kishte thënë: “Nëse ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi”.

“Moti e kam kuptu që ky zgjidhjet i pret nga qielli!”, shkroi ajo.

“Besoj për pak del ndonjë zyrtar i tij e na tregon si kryeministri paska mendu që shiu pas diellit është bereqet, e nëse rastësisht bie, është arritje e Qeverisë”, shkroi Kica-Xhelili.

Të ngjashme