Ekonomia Online
FUNDIT

Kim dhe Kaney kanë pikëpamje krejt të ndryshme se si duhet t’i rrisin fëmijët

Kim dhe Kaney kanë pikëpamje krejt të ndryshme se si duhet t’i rrisin fëmijët

Tashmë kur lajmet për divorcin e tyre janë përhapur në të gjithë botën, është bërë e ditur edhe për dallimet e mëdha në pikëpamjet rreth rritjes së fëmijëve tek Kim Kardashian dhe Kanye West. Pas afërsisht shtatë vjetësh martesë, Kim 40 vjeçare ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj 43 vjeçar Kanye, një […]

Tashmë kur lajmet për divorcin e tyre janë përhapur në të gjithë botën, është bërë e ditur edhe për dallimet e mëdha në pikëpamjet rreth rritjes së fëmijëve tek Kim Kardashian dhe Kanye West.

Pas afërsisht shtatë vjetësh martesë, Kim 40 vjeçare ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj 43 vjeçar Kanye, një javë më parë.

Sipas burimeve të People, çifti i famshëm amerikan është gati të arrijë marrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Mirëpo, i njëjti burim ka thënë se Kim dhe reperi Kanye shpeshherë kanë probleme mes veti kur bëhet fjalë për katër fëmijët e tyre, North 7 vjeçare, Saint 5 vjeçar, Chicago 3 vjeçare dhe Psalm gati 2 vjeçar.

“Ata kanë visione të ndryshme rreth asaj se si duhet të rriten fëmijët e tyre. Kim dhe Kanye do të vazhdojnë me projektet e tyre personale dhe pikëpamjet e tyre rreth fëmijëve normalisht që do të jenë shumë të ndryshme”, ka thënë burimi.

Kriza në martesën e tyre thuhet se ka nisur në verën e vitit të kaluar kur Kanye kishte bërë publik kandidimin e tij për president të SHBA-ve.

Të ngjashme