Kim Kardashian kohët e fundit nxori në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” dhe tani është paditur për vjedhje të logos nga një kompani tjetër.
Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Vibes” të shkruar brenda.
Vibes Media, një kompani e marketingu me bazë në Chicago, ka paditur manjaten e bukurisë për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë të paautorizuar, raporton TMZ.
Ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen.
Kim u akuzua më parë për vjedhjen e frymëzimit për shishen e parfumit “Body” të KKW.
Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993.
https://www.instagram.com/p/BlQiAz6lkcG/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BlV_75QFyzQ/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BlYipk9HBkY/?utm_source=ig_embed