Kim Kardashian vë në fokus tiparet e bujshme trupore, shijon pushimet në Turks dhe Caicos

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse secila lëvizje e saj në jetë merr vëmendje mediatike.

Dhe Kim Kardashian tashmë në pushimet Turks dhe Caicos po shikon kohën e saj, ndërsa edhe imazhet nuk janë të pakta nga ana e saj, shkruan Daily Mail.

40-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram, ka vendosur që të ngrit temperaturat me pozat provokuese që ka realizuar.

E veshur me bikini ngjyrë gjelbër, Kim në rend të parë ka vënë tiparet e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Paraqitje e tillë padyshim që e shfaqte bukuroshen brune pa makijazh, ndërsa aksesorët nuk mundonin kësaj radhe.

Sa i përket jetës private, thuhet se Kim është afër procedurave për t’u divorcuar nga reperi Kanye West.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme