Ekonomia Online
FUNDIT

Kina paralajmëron qytetarët për rrezik nga të shtënat në udhëtimet në ShBA

Kina paralajmëron qytetarët për rrezik nga të shtënat në udhëtimet në ShBA

Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj që të “vlerësojnë plotësisht rreziqet” e udhëtimit në SHBA, duke marrë parasysh të shtënat e kohëve të fundit, perderisa tensionet midis dy superfuqive janë në rritje. Ministria e Kulturës dhe Turizmit paralajmëroi për kërcënime të tilla si grabitje dhe dhunë me armë.. Ministria e jashtme e Kinës gjithashtu tha […]

Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj që të “vlerësojnë plotësisht rreziqet” e udhëtimit në SHBA, duke marrë parasysh të shtënat e kohëve të fundit, perderisa tensionet midis dy superfuqive janë në rritje.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit paralajmëroi për kërcënime të tilla si grabitje dhe dhunë me armë..

Ministria e jashtme e Kinës gjithashtu tha se agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA-ve kanë “ngacmuar” qytetarët e saj duke i marrë në pyetje.

Këto veprijme vijnë në mes të një lufte të pushtetit midis Kinës dhe SHBA-së mbi tregtinë.

SHBA rinisi luftën tregtare me rritjen e tarifave në maj si dhe zgjeroi konfliktin duke futur në listën e zezë gjigantin kinez të teknologjisë Huawei.

Të dyja palët kanë vendosur tarifa për miliarda dollarë mallra ndaj njëra-tjetrës gjatë vitit të kaluar, duke ndërprerë tregtinë dhe duke dëmtuar ekonominë globale.

Të ngjashme