Kina po e heton Alibaban për taktika të monopolit

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti teknologji kinez Alibaba po hetohet nga rregullatorët kinezë për praktika të monopolit, shkruan BBC.

Rregullatori i Tregut në Kinë (SAMR) ka njoftuar sot. Rregullatorët më herët kanë paralajmëruar Alibaban rreth detyrimit të tregtarëve për të nënshkruar marrëveshje ekskluzive që i ndalon ata për t’u ofruar produktet te platformat rivale.

Rregullatorët financiar po ashtu do të takohen me përfaqësues të degës financiare të Alibabas, Ant Group në ditët në vijim.

Hetimi për praktika të monopolit përqendrohet te ashtuquajtura praktikë e zgjedhjes “një nga dy”.

Kjo kërkon që tregtarët të nënshkruajnë marrëveshje ekskluzive bashkëpunimi, që i ndalon ata t’i ofrojnë produktet te platformat rivale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme