Kina po vuan pasojat e krizës pas pandemisë, metropolet kthehen në qytete-fantazmë

Prishtinë | 04 Mar 2023 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Për vite me radhë, biznesmenët në Kinë kanë mbivlerësuar vetëveten për të kënaqur oreksin e pangopur për zhvillim.

Shumë njerëz bënë marrëveshje me ta, duke shkëmbyer tokën e tyre për apartamente, në një kohë kur ngritja e blloqeve me kulla kishte arritur pikun. Por gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve.

Industria e strehimit në fakt përbën një të pestën e prodhimit të brendshëm kinez dhe është inkurajuar si sektori lideri në rritjen astronomike të ekonomisë së vendit.

Por përballë masave për zero COVID u verifikua një rënie e besimit tek sipërmarrësit dhe shumë prej tyre u gjendën të falimentuar, ose të mbytur në borxhe.

Industria e ndërtimit kaloi vitin më të keq, me shitjet dhe çmimet që ranë paralelisht për 16 muaj rresht, deri në dhjetorin e kaluar.

Rrjedhimisht, shumë godina kanë mbetur të boshatisura, duke i kthyer metropole të shumta në qytete fantazmë.

Njerëzit që u strehuan në një pjesë të ndërtesave aktualisht jetojnë në apartamente të papërfunduara, pa kushtet minimale higjienike.

Situata është aq e rëndë, saqë sektori i ndërtimit ka gjasa ta tërheqë ekonominë e fortë kineze drejt humnerës.

Të ngjashme