Kjo është dhurata që Rama ia bëri Zelenskyt (VIDEO)

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mirëpritur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkë-organizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë.

Rama dhe Zelensky nisën një takim kokë më kokë, në zyrën e kryeministrit, që vijon me takimin mes dy delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës.

Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.

Dhurata ishte pikërisht libri i tij me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.

Të ngjashme