Pritje të shtuara janë regjistruar pasditen e sotme në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e ngarkuar paraqitet në Mutivodë.
Sipas të dhënave të përditësuara në ora 14:13, qytetarët që po dalin nga Kosova përmes Mutivodës po presin deri në 30 minuta.
Në Merdarë, pritjet në dalje janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në hyrje nga pesë deri në 10 minuta.
Te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë rreth 10 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në rreth 100 metra.
Në Bërnjak pritjet për automjete janë nga pesë deri në 10 minuta, ndërsa në Jarinje deri në 10 minuta në dalje.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga një deri në pesë minuta.
Për kamionët nuk raportohet për kolona, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta.