Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 66 pacientë janë duke marrë shërbime shëndetësore nga COVID-19, në SHSKUK.
Sipas këtij Shërbimi, 33 janë pacientë post-covid, që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.
21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë që po marrin trajtim spitalor në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës,11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë