38 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
Nga raportimet e datës 30 nëntor të SHSKUK, rezulton se të shtrirë janë 38 pacientë, prej tyre 14 të konfirmuar si COVID 19 dhe 24 të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas COVID 19.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka asnjë pacient
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient