Kjo është gjendja shëndetësore e Avdullah Hotit, pas infektimit me COVID-19

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Visar Berisha, këshilltar për shëndetësi i Kryeminstriit të Kosovës, ka folur për gjendjen shëndetësore të Avdullah Hotit, raporton Express.

Ai në një lidhje direkte në emisionin frontal live në T7, nga banesa e tij pasi edhe ai është i pekur nga COVID 19, ka thënë se gjendja e kryeministrit është e mirë.

“Gjendja është e mirë, ka shenja të përgjithshme të virozës, parametrat infektiv janë brenda normales”, ka thënë Berisha, i cili edhe vet po përballet me problemin e njëjtë si të shefit të tij.

Berisha ka thënë se për shkak të kontakteve me kryeministrin është infktuar, por edhe ky është mirë.

“Gjendja është e mirë, nuk ndjej shenja të vizozës edhe pse kemi qëndruar afër kryeministrit”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme