Këto janë mburojat që mbrojnë foshnjat nga Coronavirusi

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Organizata gjermane ‘Help Kosovo’ ka dhuruar 200 mburoja për fytyrë për foshnjat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto mburoja shërbejnë për t’u mbrojtur nga Coronavirusi.

Këto janë mburoja për foshnjat që lindin në Klinikën e Nenonatologjisë, në Prishtinë.

Ato ende nuk janë përdorur por mund të shërbejnë për t’i mbrojtur foshnjat nga koronavirusi.

200 mburoja të tilla janë dhuruar nga organizata gjermane “Help Kosovo”.

Maskat janë të punuara me material të butë dhe mund të përdoren disa herë, pas dezinfektimit.

Me COVID-19 ishte infektuar edhe një foshnje 5-muajshe nga Kamenica.

Të ngjashme