Kjo është viktima më e re e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 13 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 444 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Viktima më e re gjatë 24 orëve të fundit është një 43 vjeçar nga Suhareka.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK’ja.

Numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë është 74. mijë e 79 raste nga 335 mijë e 123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

Të ngjashme