Kjo të pret në Prishtinë, nëse e gjuan bërllokun aty ku s’duhet

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, konkretisht drejtoria e Inspekcionit, ka gjobitur një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në pronë publike.

Qytetari është gjobitur në shumë prej 100 euro, teksa komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se do të dënohen të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende të tjera përveç në vendet e destinuara.

“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon negativisht në komunitetin dhe mjedisin tonë; inspektorati do të jetë në terren për të minimizuar sa më shumë këtë problem”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, komuna e Prishtinës ka lutur qytetarët për bashkëpunim, teksa ka bërë thirrje që kryeqyteti të mbahet i pastër.

Të ngjashme