Kleriku indonezian dënohet me vdekje

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 08:46 | Nga

Një klerik indonezian është dënuar me vdekje për orkestrimin e një sulmi terrorist në vitin 2016 në Xhakarta, i cili la katër të vdekur .

Aman Aburrahman u dënua për planifikimin e sulmit që e kreu një  kamikaz në një Starbucks.

Kleriku, i cili kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik (IS), është gjithashtu udhëheqësi shpirtëror i një rrjeti ekstremist lokal.

Sulmi i vitit 2016 ishte i pari i lidhur me ISIS-n në Indonezi.

Aburrahman, 46 vjeç, ka qenë në burg që nga viti 2010, por gjykata konstatoi se ai kishte planifikuar sulmet nga burgu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme