Kuvendi Komunal i Klinës prej tre vjetësh kishte miratuar listën me emërtime rrugësh, por tabelat me emërtime të tyre deri tashti ende nuk është vendosur në asnjë pjesë të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.
Vendosja e tyre është pritur të niste muajin e kaluar, pasi Komuna e Klinës kishte siguruar para dy muajsh donatorin për vendosjen e këtyre tabelave, mirëpo, siç tregojnë në Komunë, procedurat e tenderimit janë zhvilluar nga donatori e jo nga Komuna.
Këtë projekt të Komunës në vlerë prej 180 mijë eurosh do ta financojë Qeveria norvegjeze. Me këtë projekt është paraparë punimi, shtypja e tabelave dhe vendosja tyre nëpër rrugë.