Klinaku: U thash policëve të EULEX-it se në shtëpizën e Nasim Haradinajt mund të gjeni vetëm këngë patriotike

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i OVL të UCK’së, Faton Klinaku, ka treguar rreth bastisjeve të zyrave të OVL-UÇK nga policët e EULEX-it.


Klinaku ka thënë se policët e EULEX-it kanë marrë dy shtëpiza të kompjuterëve  dhe një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka treguar se në zyrën e Nasim Haradinaj kanë marrë shtëpizën, por që aty ka vetëm ketëm këngë patriotike. Ndërsa edhe në zyrat tjera kanë marrë kryesisht mjetet elektronike.

“Kanë marrë dy shtëpiza të kompjuterit, së pari sallën lartë e kanë kontrolluar tek konferenca për media, ato i kanë pa që janë aplikacione për kartela, pastaj në zyrën e kryetari, një kërkesë për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, e morën, dhe i thash ne jemi kundër juve natë e ditë deri sa të merret vendim në Kuvend, pastaj te Nasim Haradinaj në zyrë, kanë marrë shtëpizën, i thashë aty do të gjeni vetëm këngë patriotike. Pastaj tek Migjen Shala kanë vazhduar , por s’kanë marrë asgjë. Pastaj në zyrën time, në dhomën 4, dosjet dhe aplikacionet e veteranëve të luftës, vetëm nja dy i kanë shikuar dhe nuk i kanë kontrolluar. Pastaj kanë fillu tek zyrat tjera, tek një punëtor tek unë, e kanë marrë shtëpizën e kompjuterit dhe një pajisje USB që e kemi pas shumë më herët, aty i kemi ruajte kartelat e veteranëve, pastaj kanë marrë edhe një pajisje fotokopjuese që është jashtë funksionit dhe kanë marrë pajisjen e kamerave që ka xhiru që tregon xhirimet deri në një muaj. Prej dokumenteve s’kanë marrë asgjë”, ka thënë Klinaku.

Të ngjashme