Klinë, arrestohet vajza që shpërndau fotografi dhe video të dy vajzave të tjera

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Klinë është arrestuar një vajzë e cila kishte shpërndarë fotografi dhe video të dy vajzave të tjera në rrjetet sociale.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta  kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto dhe video të dy viktimave femra kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Të ngjashme