Klinika e Gastroenterologjisë në QKUK bëhet me gastroskopin e dytë

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Klinika e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është dorëzuar gastroskopi i dytë, transmeton EO.

Sipas njoftimit, kjo klinikë ishte pa asnjë gastroskop, por që brenda një viti u bë më dy gastroskopa dhe një kolonoskop. Është premtuar se pritet të shtohen edhe pajisje të tjera për t’i modernizuar shërbimet në QKUK.

“Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK, ku bëhen kontrollet e zorrëve dhe lukthit, e kemi gjetur pa asnjë gastroskop. Për dy vjet me radhë qytetarët tanë nuk kanë mundur të marrin shërbime të duhura në atë klinikë. Vitin e kaluar ne intervenuam menjëherë duke blerë një gastroskop dhe një kolonoskop që të rinisim këtë procedurë për qytetarët në nevojë. Kurse sot, kësaj klinike ia dorëzuam edhe gastroskopin e dytë brenda një viti për të shtuar dinamikën e punës. Shpejt presim të vijë edhe gastroskopi i tretë që ta modernizojmë akoma këtë shërbim. Nga blerja e pajisjeve të reja do të përfitojnë edhe klinikat tjera të QKUK-së, që listat e pritjes për pacientë të shkojnë drejt eliminimit dhe që qytetarët të marrin shërbime dinjitoze”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme