Liverpooli do të takohet me Real Madridin në finale të Champions League këtë të shtunë në Kiev me fillim nga ora 20:45.
Ora po ecën derisa secilën herë e më shumë i afrohemi finales së madhe të Champions League, ku do të përballën dy gjigantët evropian, Real Madrid dhe Liverpool.
Jurgen Klopp është shfaqur në konferencën për shtyp me plotë vetëbesim se skuadra e tij mund ta fitojë trofeun e famshëm.
“Finalja e Champions League është gjë e madhe. E kam përgatitur skuadrën si kurrë me shumë. Jemi shumë të qetë, por edhe të etur për sukses,” ka thënë Klopp.
“Askush se ka pritur që do të jemi këtu, por ja që jemi sepse emri jonë është Liverpool. Ky klub e ka ADN për garim në ambiciet madhore. Gjasat janë 50-50, këtë e dinë edhe Real Madridi. Ju pata thënë lojtarëve kur fillova punën këtu se unë jam përgjegjës për humbjet, ndërsa lojtarët për fitoret. Nuk kemi çfarë të humbasim, jemi bërë gati që nesër mbrëma të festojmë.
Salah ka folur edhe për agjërimin e Salah, gjë e cila nuk e brengos fare teknikun gjerman.
“Religjioni është çështje private. Ju garantoj se gjithçka është mirë. Mohamed është plot energji” ka thënë gjermani.
Klopp është i vetëdijshëm për kualitetet e kundërshtarit të cilën e cilëson si orë zvicerane.
“Zidane është një nga pesë lojtarët më të mirë të gjitha kohërave në futboll. Ai mund ta fitoj për të tretën herë Ligën e Kampionëve sepse po bën punë të madhe. Skuadra e tij punon sikur orë zvicerane”.