Klubet e mëdha evropiane pas Tonalit

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali është shënjestruar nga klubet më të mëdha në Evropë dhe po bëhen gati ofertat për verë.

Presidenti i klubit, Massimo Cellino nuk ka ndërmend të shesë këtë dimër 19-vjeçarin, por mund të bëjë lëvizjen e duhur në verë.

Ai ka zhvilluar 19 ndeshje dhe ka shënuar një gol për klubin e promovuar rishtazi në Serie A.

Tonali raportohet se është shënjestruar nga Inter dhe Juventus, por nuk mungon as interesimi i Paris Saint-Germain, që janë në kërkim të një marrëveshje me lojtarin.

Gianluca Di Marzio shkruan se klubet më të mëdha po e shikojnë italianin si futbollist me të ardhme.

Mësohet se edhe Manchester City mund të bëjë gjithashtu një ofertë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme