KMDLNj: Gjuriq është dashur të arrestohej dhe të dënohej

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 17:38 | Nga

KMDLNJ ka reaguar ndaj fyerjeve dhe ofendimeve të serbëve me rastin e 628-vjetorit të Betejës së Kosovës, të cilat u drejtuan ndaj shqiptarëve.

Po ashtu, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është dashur të arrestohej dhe të dënohej sipas ligjit për nxitje të urrejtjes në baza etnike dhe përbuzje të shtetit të Kosovës, e jo të mbrohet nga Policia e Kosovës.

KMDLNj thekson se serbët, të cilët kishin ardhur në shënimin e Vidovdanit, kanë shfryrë urrejtje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës duke përdorur një ikonografi shoviniste serbe dhe ruse dhe një fjalor shovinist, sikur edhe duke e mohuar deri në poshtërim shtetin e Kosovës, institucionet e saja në territorin e të cilit ishte vendi ku mbahej kjo orgji shoviniste e Serbisë.

“Si mund të tolerohet Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë Serbe që predikon se Kosova duhet të kthehet me forcë në Serbi, që shpërndanë urrejtje dhe mosdurim shovinist, që deklaron se pas Vidovdanit qeveria serbe do t’i tregojë Listës Serbe se si të veprojë lidhur me situatën politike në Kosovë e që paraqet ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti normal”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme