KMDLNj: ZRrE, bashkë me KEDS-in i vënë haraç konsumatorëve në Kosovë!

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 15:21 | Nga

KMDLNj ka reaguar përmes një komunikate për media duke thëne se ZRrE po tregohet e papërgjegjshme ndaj konsumatoreve të energjisë elektrike.

“Me të hyrë në sezonin dimëror kur furnizimit me energji elektrike vështirësohet për shkak të rritjes së konsumit dhe kur faturat fryhen me arsye dhe pa arsye ZRrE po tregohet e papërgjegjshme në mbrojtje të interesave të konsumatorëve . Në vend se të jetë në anën e konsumatorëve të përgjegjshëm, ZRrE haptas po bëhet aleat i KEDS-it duke lejuar këtë kompani të fryjë faturat me një haraçë shtesë e që do t’i mbulonte humbjet e KEDS-it sikur edhe vjedhjet që bëhen ndaj kësaj kompanie abuzuese”, shkruan KMDLNj.

“Sipas ZRrE nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike por se konsumatorët do të paguajnë për të mbuluar humbjet e KEDS e që qenka normale në të gjitha vendet e botës e që nuk është fare e vërtetë. Konsumatorët janë plaçkitur për vite me radhë duke e paguar rrymën për serbët e veriut dhe viseve tjera të Kosovës dhe për këtë askush nuk ka dhënë përgjegjësi ndonëse kemi të bëjmë me plaçkitje klasike të konsumatorëve dhe shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe falsifikim të dokumenteve. Autoritetet shtetërore duhet të reagojnë me shpejtësi për ta ndërprerë me këtë gjobitje shtesë të konsumatorëve në kohën kur për shkak të situatës së rënduar ekonomike nuk po janë në gjendje t’i paguajnë as faturat e rregullta. KMDLNj fton organet e hetuesisë të fillojnë hetimet në ZRrE dhe KEDS për dëmtim të qëllimshëm të qytetarëve të Kosovës duke i detyruar të paguajnë për energjinë e pashpenzuar por të faturuar kundërligjshëm”, shkruan në komunikatë KMDLNj.

KMDLNJj ka shkruar se po i drejtohen qytetarë të shumtë për të këshilluar se si duhet të veprojnë me faturat e fryra dhe të falsifikuara. KMDLNj ka rekomanduar që qytetarët të organizohen dhe të protestojnë para ZRrE dhe KEDS-it dhe para qeverisë sikur që këto raste t’ paraqesin në Policinë e Kosovës dhe të ngrenë padi kundër shpërdoruesve.

“KMDLNj e ka një propozim konkret për ZRrE , nëse duan që humbjet e KEDS-it të mbulohen nga qytetarët konsumatorë , në shumë raste kategori sociale , pse atëherë ZRrE nuk merr vendim që fitimet e KEDS të ndahen me qytetarë të Kosovës, konsumatorë që me rregull e paguajnë për rrymën e shpenzuar!”, shkruan në fund KMDLNj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme