Kobe Bryant vdes në një aksident me helikopter

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kobe Bryant e ka humbur jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës – bën të ditur TMZ Sports. Ai ishte 41 vjeçar.

Ish-basketbollisti ishte duke udhëtuar me së paku tre njerëz të tjerë me helikopterin e tij privat, i cili është rrëzuar.

Shërbimet emergjente kanë reaguar shpejt pas shpërthimit të zjarrit, mirëpo askush nga bordi nuk ka mbijetuar. Pesë njerëz janë konfirmuar të vdekur (duke përfshirë edhe pilotin).

Bashkëshortja e tij, Vanessa Bryant, thuhet se nuk ka qenë në helikopter, ndërsa shkaku i rrëzimit të helikopterit është duke u hetuar.

Kobe e kishte shfrytëzuar helikopterin me vite të tëra për udhëtimet e tij që nga koha kur ishte pjesë e LA Lakers.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten Vanessa dhe katër vajzat e tij, Gianna, Natalia, Bianca dhe të porsalindurën Capri.

Të ngjashme