Kodi Civil në diskutim, kërkohet të zbatohet në praktikë

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 14:29 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, ka mbajtur kampanjës informuese me temën: “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë, bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet civile”.

Haxhi Gashi, zëvendës udhëheqës i projektit, tha se Kodi Civili është krijuar një strukturë unike që i shërben të gjithave ligjeve tjera përkatësisht librave, pastaj është ligji i detyrimeve, kontratave, ligji i pronësisë, ligji i familjes dhe ligjin e trashëgimisë, raporton Ekonomia Online.

“Është projekt i BE-së i mbështetur nga ministria e Drejtësisë për të bërë kodifikimin të drejtës civile të Republikës së Kosovës. Kodi civil tashmë është formësuar në formën e një libri të përbashkët i publikuar në faqen e ministrisë së Drejtësisë dhe të projektit, është pjesa e përgjithshme, norma e përgjithshme të cilat nuk kanë ekzistuar deri më tani në Kosovë dhe janë zhvendos dispozita të cilat nuk kanë qenë të qarta në ligjet eksiztuese”.

“…është krijuar një strukturë unike që i shërben të gjithave ligjeve tjera përkatësisht librave, pastaj është ligji i detyrimeve, kontratave, ligji i pronësisë, ligji i familjes dhe ligjin e trashëgimisë”, tha Gashi.

Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KPK), tha se duhet të ketë një reformë në sistemin e drejtësisë përmes një qasje gjithëpërfshirëse, për një gjyqësor më efikas dhe transparent.

“Falënderoj BE-në për mbështetjen financiare për realizimin e këtij projekti madhor dhe serioz që ndikon drejtpërdrejt një avancimin e kornizës ligjore nga fusha e drejtës civile, përkatësisht përmbledhjen e legjislacionit nga fusha e të drejtës civile e Kodit Civil të Kosova sepse deri tani e kemi pas ligje të veçanta jo në një kod siç e kanë shumica e shteteve të Ballkanit, por edhe të BE-së”, tha Idrizi.

“Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për një nevojë për reformën e sistemit gjyqësor përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe shtrirjes horizontale të bashkëpunimit të akterëve gjyqësorit, bashkëpunimi ligjor dhe gjyqësor në çështjet civile, është një nga fushat më kritike të reformës në sistemin gjyqësor për një gjyqësor më efikas dhe transparent”.

Albert Zogaj, gjyqtar nga Gjykata e Apelit, tha se shpreson që unifikim i ligjeve ekzistuese nga natyra civile e unifikuar në këtë kod të jetë zbatuese.

“Oda e Noterëve dhe noteri si një shërbyes do të jetë i detyruar që ta aplikojë dhe ta zbatojë këtë kod, e cila  është i avancuar dhe përmban praktikat më të mira. Ne shpresojmë që një unifikim i ligjeve ekzistuese nga natyra civile tani e unifikuar në këtë kod shpresojmë që do jetë më i qartë dhe zbatues dhe secili aplikues do ta ketë të unifikuar në libër i quajtur kod”.

Osman Havolli, kryetar i Odës së Avokatëve (OAK), tha se nëse procedohet ashtu siç duhet nuk do ketë pengesa në zbatim.

“Çështja më krociale, që avokatët ballafaqohen në Kosovë është pikërisht është aplikimi i normave dhe dispozitave ligjore në praktikë. Nëse çështja procedohet ashtu siç duhet nuk do ketë për askënd pengesa”.

“Ne kemi marrë pjesë në draft ligjin e Kodit Civil, në ligjin e Noterisë dhe jemi të gatshëm të dhënë kontribut. Oda ka avokatë të jashtëzakonshëm dhe ne duhet të jemi të gatshëm ta vlerësojmë bagazhin e tyre”.

Të ngjashme