Kodi i veshjes në ambientin e punës

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 20:34 | Nga

Jo çdo veshje e zakonshme është e përshtatshme për zyrë, prandaj këto udhëzime do t’ju ndihmojnë të vendosni se çfarë është e përshtatshme për ju të vishni në ambientin e punës.

Veshjet të cilat zbulojnë shumë pjesën e shpinës, gjoksit, këmbëve, barkut apo të brendshmet tuaja janë përfundimisht të ndaluara në punë. Gjithashtu, rrobat që përmbajnë fjalë, shprehje ose figura të cilat mund të konsiderohen të papranueshme. Ndërsa veshjet të cilat kanë logon e kompanisë janë goxha të pëlqyeshme dhe inkurajuese.

Pantallonat dhe kostumet

Të gjitha pantallonat e dokut, pambukut dhe përbërjeve sintetike janë të përshtatshme, ndërsa ato me përbërje jeans-i, materiali elastik, të shkurtrat apo tre-çerekëshet, si edhe pantallonat e fizkulturës dhe ushtrimeve fizike janë të papranueshme (përjashtim mund të bëjnë vetëm pantallonat jeans të cilat në shumë kompani lejohen të vishen vetëm ditëve të premte).

Fundet, fustanet dhe kostumet me funde

Fustanet dhe fundet e zakonshme me gjatësi nga gjuri e poshtë janë të përshtatshme. Gjatësia e fundeve duhet të jetë e tillë që të lejojë uljen dhe qëndrimin e rehatshëm në publik.

Këmishat, bluzat dhe xhaketat

Këmishat e zakonshme, trikot, pulovrat, bluzat dhe golfet janë veshje shumë të përshtatshme për punë, gjithashtu edhe shumica e xhaketave të kostumit apo ato sportive janë të pranueshme gjithmonë nëse nuk shkelin udhëzimet e mësipërme.

Bluzat T-shirt nuk lejohen nëse nuk janë të veshura poshtë pulovrave, këmishave apo xhaketave.

Këpucët

Atletet normale, këpucët e ndryshme të sheshta apo me taka janë të gjitha të pranueshme, ndërsa atletet apo këpucët flakëruese si edhe sandalet ekstravagante dhe ato me një gisht nuk lejohen.

Aksesorët, make-up dhe parfumi

Duhet të jenë të këndshme por tregoni kujdes sepse disa punonjës janë alergjikë ndaj kimikateve që gjenden në parfum dhe make-up. Si edhe kini parasysh që zbulimi i piercing-ve dhe tatuazheve nëpër trup të jetë sa më i limituar. Gjithashtu mbani parasysh se edhe kapelat nuk janë të përshtatshme në ambientet e zyrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme