KOK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën dhe Aleancën franceze në Kosovë

photo by: @Shpend Ahmeti
Prishtinë | 17 Jan 2023 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze në Kosovë.

Qëllimi i marrëveshjes së arritur është bashkëpunimi edukativ dhe gjuhësor, me ç’rast stafi i KOK-ut do të vijojë kursin e gjuhës frënge.

“Kursi është mundësuar pas anëtarësimit të KOK-ut në Asociacionin Frankofon të Komiteteve Olimpike Kombëtare (AFCNO)”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Arritjen e marrëveshjes e kanë vlerësuar lartë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ambasadori Olivier Gueirot dhe presidenti i Aleancës, Kushtrim Bulliqi, të cilët edhe nënshkruan marrëveshjen.

Të ngjashme