KOK-u pret deri më 10 janar aplikimet e federatave për kategorizim

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është e para që ka dorëzuar aplikacionin për kategorizim në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit për t’u kategorizuar, federatat do ta kenë deri më 10 janar, kanë njoftuar të hënën për gazetën Koha Ditore nga KOK-u.

Në bazë të rezultateve të arritura gjatë vitit 2018, Federatat do të kategorizohen dhe në bazë të kategorizimeve do të marrin edhe subvencionet nga shteti.

Janë katër kategori: A, B, C, D. Në rregulloren për kategorizim të sporteve dhe sportistëve për vitin 2019 janë bërë disa ndryshime, që favorizojnë më shumë federatat kolektive. Zyrtarë të sporteve kolektive patën reagime të shumta për rregulloren e vjetër, meqë vlerësonin se kriteret favorizonin më shumë sportet individuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme