KOK-u reagon pas skandalit në Qipro ku u ndalun simbolet shtetërore të Kosovës

Prishtinë | 03 Shk 2023 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka reaguar pas skandalit të sotëm të qeverisë qipriote ku ndaluan simbolet shtetërore të Kosovës në Kampionatin Evropuan U-21 te karatesë.

“Është për keqardhje gjesti i sotëm i qeverisë së Qipros, e cila nuk lejoi karateistët tanë të garojnë të barabartë në Kampionatin Evropian për kadetë, juniorë dhe U-21, që nisi sot në Larnaca.

Edhe më keq është kur ndaj këtij vendimi nuk mori masa Federata Evropiane e Karatesë (EKF), e cila u dorëzua përballë autoriteteve vendase.

Sidoqoftë, KOK përgëzon vendimin e Federatës së Karatesë së Kosovës dhe komplet ekspeditës, që vendosi të bojktojë kampionatin, duke mos lejuar të diskriminohen dhe të garojnë pa simbolet shtetërore, ashtu siç kërkuan qipriotët.

“KOK-u do të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj këtij vendimi diskriminues, i cili është kryekëput politik dhe që nuk ka të bëjë me sportin”, thuhet në reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Të ngjashme