Kolegji UBT shënon 11-vjetorin e Pavarësisë, me bursa e çmime

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Akademik i UBT-së do shënojë 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përmes një ngjarjeje, pjesë e të cilës do të jenë stafi dhe studentët e UBT-së.

Organizimi do të bëhet gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 16:00, në objektin e UBT-së, në Prishtinë.

Këtë aktivitet do ta bëjë të veçantë prezantimi i emrave të studentëve të dalluar, të cilët do të jenë përfitues të bursës për studime në këtë vit, si dhe promovimi i videos që shënon kontributin e UBT-së për njohjen dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në botë.

Sikurse edhe që është bërë traditë, për nder të kësaj dite, UBT do të ndajë Çmimin “Excellence Leadership Award” për një personalitet të shquar, që këtë herë është Andreas Dalluege, me qëllim që të nderohet kontributi dhe performanca e tij si lider në zhvillimin e cilësisë në edukim, biznes, teknologji dhe inovacion.

Të ngjashme