Ekonomia Online
FUNDIT

Kolona deri në 300 metra në Jarinjë, deri në 100 metra në Merdarë

Kolona deri në 300 metra në Jarinjë, deri në 100 metra në Merdarë

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa më e ngarkuara aktualisht është pika kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave të fundit, në Jarinjë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 15–20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra. Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 10–15 minuta, me kolonë të automjeteve deri […]

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa më e ngarkuara aktualisht është pika kufitare në Jarinjë.

Sipas të dhënave të fundit, në Jarinjë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 15–20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.

Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 10–15 minuta, me kolonë të automjeteve deri në 100 metra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë 5–10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe në shumicën e tyre lëvizja bëhet pa vonesa të theksuara.

Sipas të dhënave, në dalje nga Kosova nuk raportohet për pritje të konsiderueshme në pikat kufitare.

Të ngjashme