Koloneli i KFOR-it: Pas protestuesve paqësorë në veri fshiheshin grupe kriminale, deri në një marrëveshje jemi para objekteve

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 12:25 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni,në një konferencë për medie, tha se pas protestuesve paqësorë në veri ishin fshehur grupe kriminale të cilat vetëm provonin të sulmonin ushtarët, raporton Ekonomia Online.

Tutje, ai ka shtuar se është detyrë parësore e Policisë së Kosovës sepse ajo është përgjegjëse për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ai pohoi se do të qëndrojnë para objekteve komunale deri në arritjen e një marrëveshje, raporton EO.

“KFOR-i do të qëndrojë aty deri sa të arrihet një marrëveshje. Megjithëse protestuesit janë qetësuar dhe nuk duket se protestat e dhunshme po evoluojnë, situata është ende e ndjeshme”.

“Ishte e qartë se njerëzit po provonin të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte e qartë pas tyre ishin duke u fshehur disa grupe kriminale dhe vetëm provonin për të sulmuar ushtarët e KFOR-it”.

“Thjesht për të marrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e këtyre grupeve dhe nëse ka kriminelë, thjesht të zbatohet ligji. Por ne e dimë me siguri se nëse dikush merr pjesë në një protestë, me urdhra dhe armë të improvizuara, nuk është nga popullata e zakonshme”.

Ai tutje ka treguar për lëndimet që 30 ushtarët e KFOR-it kanë marrë si rezultat e sulmit nga protestuesit e dhunshëm.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme