Kolumbia e lë jashtë Copa Americas James Rodriguezin, shkak gjendja e tij fizike

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Kolumbia nuk e ka përfshirë mesfushorin James Rodriguez në skuadrën e tyre për Copa American për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Organizatori i lojës te Evertoni arriti në Kolumbi javën e kaluar dhe pas disa ditësh të kaluara, stafi mjekësor i ekipit të Kolumbisë doli në përfundim se ai nuk është në gjendje të mirë fizike dhe nuk mund të luajë në Copa America.

James ka pasur probleme me lëndime në sezonin debutues në Angli dhe ai madje u lejua të mungone në ndeshjen e fundit të sezonit për t’u kthyer në Kolumbi dhe të përgatitej për Copa America.

“Stafi i Ekipit Kombëtar të Kolumbisë informon se lojtari James Rodriguez është tërhequr nga ndeshjet kualifikuese kundër Perus dhe Argjentinës për Kupën e Botës 2022 dhe Conmebol Copa America 2021” – thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Kolumbisë.

Ditët e fundit, mesfushori iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat vendosën se ai nuk ishte në nivelin optimal për të luajtur, e cila është arsyeja pse ai nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me grupin e lojtarëve të thirrur nga trajneri Reinaldo Rueda për ndeshjet e lartpërmendura dhe turneun e Amerikës së Jugut.

Të ngjashme