Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontribuuesit kyç në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Kështu u shpreh Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova.
Ai u pyet se si do të ndikojë procesi i optimizimit në praninë amerikane në KFOR.
“ShBA mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe janë plotësisht të përkushtuar të vazhdojnë kontributin e tyre për siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës dhe stabilitet në mbarë Ballkanin Perëndimor. Unë dhe i gjithë personeli i KFOR-it nën komandën time mbetemi plotësisht të përkushtuar në misionin tonë”.
Ulutash foli edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të misionit që ai udhëheqë me Policinë e Kosovës dhe me FSK-në pas përfundimit të procesit të optimizimit.