Komisioni Evropian shpall të paligjshëm referendumin e Katalonjës për pavarësi

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 12:51 | Nga

Komisioni Evropian e ka konsideruar referendumin katalanas të pavarësisë si paligjshëm.

Ajo përshkroi votimin e përgjakshëm ku u plagosën më shumë si 800 persona si një “çështje e brendshme” të Spanjës.

Referendumi mbi pavarësinë në Katalunjë, është shoqëruar me incidente të shumta dhe përleshje midis qytetarëve dhe policisë. Nga njëra anë, shteti u përpoq të parandalojë mbajtjen e një referendumi, ndërsa, nga ana tjetër, katalanasit nuk hoqën dorë nga referendumi i planifikuar.

Deri tani mësohet të ketë shkuar deri në 840 numri i të plagosurve në Katalunjë, nga dhuna e Policisë e cila u përpoq të ndalonte qytetarët të votonin në referendumin për pavarësi.

Ndërkohë qeveria e Katalonjës do të mbajë një takim kabineti për të diskutuar hapat e planit të ardhshëm për të shpallur pavarësinë nga Spanja pas referendumit të diskutueshëm i cili u karakterizua nga dhuna.

Zyrtarët rajonalë thanë se vota, e cila Spanja këmbëngul se është e paligjshme dhe e pavlefshme, tregon se shumica e përkrahin shkëputjen.

Presidenti katalanas Carles Puigdemont do të kryesojë takimin e së hënës me dyer të mbyllura, i cili pritet të marrë në konsideratë parlamentin rajonal për të votuar për një deklaratë të pavarësisë më vonë gjatë javës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme