Komisioni Hetimor e interviston ish-bordin, Gjuka: KEK-u e gjetëm me borxhe e kushte të rënda

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 13:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka intervistuar ish-drejtorin e KEK-ut, Arben Xhukaj, ish-kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku dhe pesë anëtarë të Bordit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij Komisioni, Hajdar Beqa, pyeti për rënien e blloqeve dhe privatizimin e kompanisë.

“Në çfarë gjendje e keni marr KEK-un dhe cilat veprime i keni marr ju për ndalimin e rënies së blloqeve, dhe cilat kanë qenë kompetencat për blerjen e energjisë elektrike”.

“Cili ka qenë roli i juaj në privatizimin e kompanisë”, pyeti Beqa.

Ish-drejtoi i KEK-ut, Arben Gjuka, duke folur për funksionimin e kompanisë gjatë udhëheqjes së tij, tha se e ka marrë atë në një gjendje të rëndë, teksa tha se e kanë lënë me miliona euro mjete shtesë.

“Realisht kompaninë e kemi gjet me një humbje prej 56 për qind e energjisë elektrike, furnizimi i kryeqyteti ka qenë 3 me 3, ndërsa jashtë Prishtinës ka qenë 2 me 4. E kemi marrë pa qymyr ndërmarrjen dhe e kemi filluar ta kompensojmë përpunimin e qymyrit”.

“E kemi marr kompaninë me Minus 17 milionë euro që i kishte me një bankë komerciale, dhe në përgjithësi, borxhi ka qenë 83 milionë euro plus”, tha Gjuka teksa shtoi se KEK-un e ka lënë me mbi 100 milionë euro buxhet, raporton EO.

Ismail Januzi ish-anëtar i Bordit të KEK-ut, tha se gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka ndarë 146 milionë euro në formë subvencionimi.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e pyeti Xhukën nëse ka pasur kontakt me Martin Berishaj dhe për planin në uljen e varshmërisë së importit.

“A e ke njohur Martin Berishajn dhe përfaqësuesit e GEN-it”, pyeti Zemaj.

“Jo asnjërin, as nuk jemi takuar, Berishajn e kam njohur tash përmes medieve”, tha Gjuka, teksa për planin për uljen e varfshmërisë së importit, tha se kanë krijuar lehtësira për të prodhuar energji në Sibofc dhe në vendet tjera ku ka thëngjill.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se ish-drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka blerë banesë 90 metra katrorë për vetëm 7 200 euro.

Këtë nuk e pranoi vetë Gjuka, por deputeti Muja tha se këto të dhëna janë ofruar nga vetë KEK-u, përmes qasjes në dokumente zyrtare.

Muja gjatë leximit të një procesverbali të mbledhjes së bordit të KEK tha se ish-drejtori menaxhues, Arben Gjukaj ishte takuar me përfaqësues të qeverisë së Serbisë për kontraktimin e një kompanie që do të bënte enkasimim dhe kryerjen e shërbime të tjera të energjisë në komunat veriore.

Muja e pyeti se nga kush kishte marrë pelqim në atë kohë.

“Sipas procesverbaleve të mbledhjeve Arben Gjukaj raporton se me “pëlqim” të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian është takuar me përfaqësues të Serbisë për nënshkrimin e një marrëveshje për kontraktimin e një kompanie/ndërmarrje për kryerjen e shërbimeve në veri që lidhen me energji dhe inkasim në veri. Kompania do tu përgjigjej ligjeve të Kosovës. A mund në ta tregoni së nga kush e keni marrë pëlqimin nga Qeveria”, ka thënë ai.

Por ish-drejtori Gjukaj tha se pëlqimin e kishte marrë nga Kryeministri i asaj kohe dhe Ministri i Energjisë.

“11% e energjisë humbeshin në ato zona. Ne kemi bërë një plan i cili qysh me ju qas pjesës veriore ne kemi propozua dhe KEK ka gjet një zgjidhje kreative që një kompani e nënkontraktuar të kryej 4 shërbime në zonat veriore. Në asnjë moment nuk është diskutua për askete. Pajtimin e kam marrë nga të gjitha palët e interesit, takimet janë mbajt me ndihmë të BE”, tha Gjukaj.

Të ngjashme