Komisioni për Bujqësi kërkon kontroll më të madh për farërat dhe plehrat që hyjnë në Kosovë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 15:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka raportuar për farërat dhe plehrat në Kosovë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim.

Ismet Fejzullahu nga AUV tha se të gjitha farërat dhe plehrat kontrollohen para se të hyjnë në kufi, raporton Ekonomia Online.

“AUV përmes inspektorëve sanitarë ka inspektuar kontrollat për të gjithë ngarkesat duke u siguruar që të gjitha farërat dhe plehrat përmbushin kriterin e cilësisë. Te gjitha farërat dhe plehrat që importohen në Kosovë janë të miratuara dhe publikuara ne ëeb faqen e Ministrisë së Bujqësisë. Secili kontigjent që hyn në kufi kontrollohet nga inspektorët sanitarë. Nuk ka mundësi me hy në kufi plehrat e as farërat që nuk plotësojnë kufi. 3225 farë patate janë asgjësuar që nuk i kanë plotësuar kushtet”.

Ibrahim Hoxha nga AUV tha se mostrat e farërave dhe plehrave bëhen sipas standardeve të lejuara, raporton EO.

“Ne jemi implementues të ligjit. Nuk mund të themi se cilësia e plehut është e dëmshme dhe jo cilësore kur asgjë nuk na e vërteton. Të gjitha mostrat janë sipas standardeve të lejuara. Sa i përket raportit të farave jemi në flugun e importimit të farave dhe deri kemi marrë 48 mostra. Neve nuk kemi informacion që kontrabandohetme farëra”, tha ai.

Kryetari Muharrem Nitaj tha se AUV po paraqet të dhëna të shpërputhura.

“Pak të lodhta informacionet që dhatë sot. Ju treguar procedurat por nuk treguat problemet. Janë shqetësuese dhe të shpërputhura të dhënat qe po paraqisni ju dhe të dhënat në terren. Ose ju po na i fshehni disa të dhëna e spo na tregoni ose kemi të dhëna të tjera. Është mirë që t’i hapim letrat”.

Besa Gaxherri tha se farërat deri tash nuk kanë qenë cilësore derisa theksoi se ka pasur ankesa nga fermerët.

“Kjo fushë është e ndijshme dhe ka vërejtje të mëdha nga bujqit të cilët thonë se ato farëra nuk janë cilësore. Jam këtu për hir të bujqve. Ne i bojkotojmë edhe seancën edhe mbledhjet, prandaj unë konsideroj se nuk keni kuorum për me votu”, tha ajo.

Deputeti Salih Salihu tha se duhet një kontroll më i madh për farërat dhe plehrat.

“Duhet me rritë dukshëm kontrollin, sepse e dëmton rendimentin e grurit dhe rendimentet tjera. Sasitë e farës së importuar 2500 tonë janë shumë të pakta. Ju duhet ta fuqizoni fermerin e Kosovës. Është mirë me përforcu kufirin dhe me ditë që cilat janë kompani më serioze në mënyrë që të marrim farëra cilësore. Kërkojmë vigjilencë më të madhe nga ju ”, tha ai.

Salih Zyba paralajmëroi vizita në AUV për shkak që, sipas tij, të dhënat nuk po përputhen.

“Diçka nuk po përputhet, e konsideroj të nevojshme vizita inspektuese tek ju, sepse nuk ishim të kënaqur me gjendjen në terren”, tha ai.

Të ngjashme