Komisioni për Bujqësi siguron një ekspert gjerman nga bashkëpunimi me fondacionin Friedrich Ebert Stiftung

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 14:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe fondacionit gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” (FES), raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja parasheh mbështetje në punën e komisionit si dhe në fushën e mjedisit të qëndrueshëm, duke ofruar ekspertiza dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Deputetja dhe njëherit kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Fitore Pacolli, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha se komisioni që ajo udhëheq do ketë në ndihmë një ekspert gjerman i cili do ndihmojë që të hartohen dokumente nga më të ndryshmet.

“Ne kemi vendosur qe Komisioni të filloj të bashkëpunoj me organizata ndërkombëtare dhe vendore, dhe kjo nis me fondacionin gjerman në fushën e mjedisit i cili ka financuar një ekspert që do nis punën nga data 1 korrik deri në fund të vitit. Kjo na ndihmon që të hartojmë dokumente në bujqësi, transport, uji, mbrojtja e mjedisit  dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për neve”, tha Pacolli.

Në anën tjetër përfaqësuesi nga Fondacioni FES, René Schlee , tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim, duke shpresuar që do të rezultojë i frytshëm.

“Ne si fondacion është e rëndësishme që t’i japim mbështetje këtij komisioni në krye me Fitoren dhe jemi fatlum që me ndihmën e saj shohim edhe frytin e bashkëpunimit, dhe ne e quajmë transformimi ekologjik që është një sfidë e madhe për neve”, tha ai.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme