Komisioni për Komunitet dhe Kthim s’e voton Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pronësisë

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 11:58 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejta dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje nuk është votuar Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pronësisë së pajustifikueshme me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Përderisa votat e deputetëve i ka marrë Projektligji  për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar  me raport me amendamente të Komisionit funksional për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Hydajet Hyseni, zv.kryetar i parë i Komisionit, foli për mungesën e deputetëve të Listës Serbe.

“Komisioni duhet të përfshijë edhe deputetë të tjerë. Lista Serbe ende mungon. Ndryshon numri i deputetëve nëse vijnë ata të rinjtë. Kjo të vendoset prej zyrës ligjore”.

Deputeti Enis Kervan kërkoi që të gjitha informacion për këtë grup të deputetëve t’i marrin në formë të shkruar.

“Nëse vjen prej zyrës ligjore, unë dua të e kem të shkruar me pas fakte për këtë. Në vendim ligjor që nëse një deputet mungon mbi 5 herë të kërkohet se a mund të zëvendësohet për faktin se ai nuk e din çka po vendoset”.

Të ngjashme