Komisioni për Shëndetësi miraton planin e punës, opozita kërkon qasje në kontratën me Pfizerin

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 12:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka miratuar planin e punës për vitin 2021 si dhe fushëveprimin e Komisionit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja Fatmire Kollçaku, tha se fushëveprimi i Komisionit i shqyrton të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me shëndetësinë.

“Angazhimi për sigurimin e një mirëqenie duke përfshirë sigurimin për te gjitha kategoritë. Angazhimi për identifikimin e programeve të Qeverisë. Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit. Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve”.  

“Ne do ta draftojmë plotësim-ndryshimin e planit të punës ligjet që na përkasin do t’i shqyrtojmë. Ky plan do të pësojë ndryshime dhe nga sesioni vjeshtor të jemi të angazhuar edhe në fushën e mirëqenies”.

Ajo poashtu përmendi ligjet që do të trajtohen në dhjetor të këtij viti.

“…ligjet janë ai për shërbime sociale, për ndryshimin e ligjit për skema sociale, për skemat e ndihmave sociale, projektligji për pensionimin e zyrtarëve policor për mandatin 4 vjeçar. Ne do të angazhohemi të bëjmë më të mirën edhe sa i përket buxhetit”.

Tutje, ajo tha se do ta monitorojnë edhe punën e Qeverisë.

“Tashmë ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve ekipe do të ketë mjaftueshme. Por mund të kërkojmë një raport rreth vaksinimit. Ajo çfarë kemi parë që ecuria është në rregull. Zotimi i Qeverisë ka qenë që do të vaksinohet një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe një kontingjent shumë shpejt do të arrijë”.

“Vaksinimi është duke vazhduar dhe vaksina ka. Të votojmë të kërkojmë raport për ecurinë e vaksinimit dhe planifikimit dhe të kërkohet kontrata për ardhjen e vaksinave Pfizer. Ne po i rikthehemi një teme të një kontrate të nënshkruar”.

Propozimi që të kërkohet raport nga MSh-ja për ecurinë e vaksinimit u miratua, kurse u refuzua kërkesa që të kërkohet raport për vaksinat Pfizer.

Deputeti i VV-së Haxhi Avdyli tha se është lajm i mirë është që pjesa e mirëqenies sociale është adresuar në Komision.

“Ky komision do të punojë edh enë drejtim të legjislacionit. Është poashtu angazhim shtesë. Mendoj që shumë shpejt do të na paraqitni planin e punës në sferën e legjislacionit dhe të shohim çka mund të përmisohet. Unë propozojë që të kemi takim informues rreth planit të Qeverisë të departamenteve të pensioneve sepse është e nevojshme që Kosova të hyjë në sferën pensionale sepse ka paqartësi, ankesa”.

“… ka shumë ndryshime që duhet të bëhen për pensione. Është poashtu edhe ligji për veteranë të luftës e gëzojnë vetëm ata që nuk kanë punë tjetër. Mendoj që kjo duhet të ndryshohet. Kërkesa e raportit për vaksinim është legjitime dhe duhet të bëhet sipas vendeve, moshës”.

Ndërsa deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj tha se shumica  e këtyre ligjeve janë ndesh me njëri-tjetrin. Ai madje kërkoi të di më shumë detje sa i pëket ardhjes së vaksinave në vend.

“Mendoj që është koha që të futet në legjislativë mirëqenia sociale. Këtu duhet të kërkohet nga ana e Qeverisë të rritin koston buxhetore për mirëqenie sociale. Duhet të kemi takime me të pensionuarit. Shpreh gatishmërinë të japë kontribut. Kjo na jep kohë edhe ta rishikojmë buxhetin. Është e rëndësishme dinamika e ardhjes së vaksinave. Për mu ka qenë brengosëse të kemi kaq pak vaksina. Kisha rekomanduar për ministrin e Shëndetësisë që bëhet vaksinimi masiv”.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu tha se çështja e procesit të vaksinimit është duke shkuar ngadalë ndonëse është premtuar nga MSh-ja një vaksinim masiv, duke kërkuar qasje në kontratë me Pfizerin, raporton EO.

“Shumë pak për të përmbushur nevojat e qytetarëve për vaksinim. Bazuar në të dhëna rezulton se Kosova  ka 178 mijë doza të vaksinave donacion ende nuk ka marrë asnjë kontingjent të blera nga Pfizer dhe ne të dërgojmë shkresë MSh-së me dit kur ka me ardhur doza e parë e vaksinave, i dytë dhe për çdo muaj sa vaksina kanë në dispozicion”.

“Për mua mbetet brengosëse heshtja e Qeverisë që ekipet e vaksinimit në komunën veriore janë nënçmuar dhe ministria po hesht. Kërkojë që të hedhet në votim me pa kontratën me Pfizer”.

Të ngjashme