Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri: Asnjë ndryshim, mbeten në fuqi masat edhe për dy javë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka marrë vendim që masat kundër përhapjes së COVID-19 të vazhdojnë të jenë të njëjta edhe për dy javë të tjera.

Mira Rakacolli pjesë e këtij Komisioni është shprehur se do të mbetet në fuqi ora policore 20:00-06:00. Në këtë orë do të funksionojnë edhe baret e lokalet.

Po ashtu, do të vijojë mësimi online nga shtëpia përveç maturantëve. Siç u njoftua javën e kaluar, maturantët do të bëjnë mësim në shkolla, dhe kjo situatë, sipas Rakacollit, do të monitorohet në vazhdimësi.

“Siç e thashë në fillim, situata nuk është aty ku duhet të jemi. Mendohet që masat të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel siç kanë qenë më parë”, tha Rakacolli.

Po ashtu është rekomanduar që të mos lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave, shkruan tvklan.

Të ngjashme