Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Jemi falendërues për Shqipërinë e Kosovën

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan është shprehur falënderues ndaj Kosovës dhe Shqipërinë për gatishmërinë e strehimit të afganëve, në kohën kur Kabuli po kontrollohet nga talibanët dhe njerëzit po evakuohen gjithandej.

Ky Komitet i quan shtete mike Kosovën e Shqipërinë, duke shprehur mirënjohje për strehimin e afganëve.

“Në kohën e trazirave dhe kaosit të tërheqjes së ShBA-së nga Afganistani, ne u jemi shumë mirënjohës miqve si Shqipëria e Kosova, që u pajtuan për të ofruar strehim të sigurt të përkohshëm për afganët e ndjeshëm, përfshirë ata me viza speciale imigruese”, thuhet në postimin e tyre në Twitte.

Të ngjashme