Kompania rajonale e pastrimit “Ecohigjiena”, e cila operon në komunat: Gjilan, Viti, Kamenicë dhe në disa komuna të tjera më të vogla u ka dhënë afat klientëve, të cilët nuk i kanë shlyer borxhet ndaj kompanisë për shërbimet të cilat i kanë pranuar.
Deri në fund të muajit gushtë duhet të shlyejnë obligimet e tyre ose në të kundërtën mjetet financiare do të mblidhen përmes përmbaruesit privat, i cili do të angazhohet nga kompania, shkruan sot Koha Ditore.
Kurse shuma e borxhit të cilin e kanë klientët ndaj kësaj kompanie arrin në shifrën prej 2 milionë e 200 mijë eurosh.