Kompania “Frutex” ndihmon disa familje me pako ushqimore dhe higjienike në tërë Kosovën

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kompania “Frutex” nga Suhareka, ka ndihmuar disa familje me pako ushqimore dhe higjienike.

Në këtë aksion, ka marrë pjesë edhe drejtori i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, ku kanë thënë se shpërndarja e tyre është bërë në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.

“Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike ka vazhduar edhe sot në disa familje në: Fushë Kosovë, Krushë e Madhe, Studenqan, Bllacë dhe në disa familje në Piranë. Aksionit të sotëm ju bashkua edhe z. Shaqir Palushi. Faleminderit donatoreve. Kujdes po, Panik jo”, thuhet në statusin e tyre në Facebook.

Të ngjashme