Kompania “Pastrimi” ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Sipas kompanisë “Pastrimi”, ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjendjes në teren, dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll

Kompania “Pastrimi”, përkatësisht njësia operuese në Prishtinën, ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka nisur aksioni për largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në kryeqytet, konkretisht afër pikave te të gjithë kontejnerëve.

Sipas njoftimit në Facebook, ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjendjes në teren dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll.

“Ju ftojmë për mbështetje dhe bashkëpunimin tuaj, si dhe për marrjen e masave të nevojshme për të siguruar që ky aksion të realizohet me sukses”, bën thirrje kompania.

Të ngjashme